Lajmet e fundit
Më të fuqishmit e zhveshtores së Los Blancos kanë vendosur: ndaj Barcelonës duhet të luhet duke sulmuar, jo duke u mbrojtur.

Lojtarët e Real Madridit kanë ndarë mendjen.
Të luajturit në mbrojtje ndaj Barcelonës nuk është një nga mundësitë.
As loja me kundërsulme nuk është ajo që duan
Ajo që duan është që të përballen, të luftojnë me “armikun”.
Sipas Radio MARCA-s kjo është ajo që lojtarët kanë në mendje.
Lojtarët kryesor të skuadrës kanë vendosur që të bisedojnë me menaxherin dhe t’i propozojnë ndryshim strategjie për ndeshjen me rivalin e përbetuar.
Natyrisht, kjo nuk do të thotë se do të ketë mosbindje në rast të kundërt, por ky është një rekomandim i fuqishëm nga ata që e dinë nga dora e parë ç’do të thotë të përballesh me katalanët dhe si t’i mposhtësh.
Gjatë bisedës ata do të mundohen që ta bindin trajnerin e tyre që ndaj katalanëve duhet sulmuar vazhdimisht, për dallim nga staregjia e tanishme e Realit që fokusohet në mbrojtje të fortë.
Shija e hidhur pas disfatës nga Sevilla nuk u ka kaluar ende: është koha që ata t’i tregojnë trajnerit që nuk do të ketë më mbrojtje.