Lajmet e fundit
Mbretërit përmbyllën parasezonin me fitore.

Real Madrid ka mposhtur Milanin pas ekzekutimit të penaltive.
Ndeshja ishte e balansuar me raste nga të dy palët, por aspak ashtu siç ishte pritur.
Asnjëra nga skuadrat nuk ndërmerrte rreziqe, por mbroheshin duke tentuar të shfrytëzojnë gabimin e palës tjetër për të shënuar.
Kështu, ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa gola dhe për t'u përcaktuar fituesi u desh ekzekutimi i penaltive.
Ato u treguan të jenë maratonike, pasi rezultati final ishte 10:9 për Real Madridin, pasi portieri i Milan huqi penaltinë finale.