Lajmet e fundit
Gjiganti spanjoll si kampion i Europës do të synojë që në garën që mbahet në fillim të dhjetorit në Japoni të triumfojë, duke u shpallur kampion bote.

Real Madrid ka mësuar se me cilat skuadra potencialisht do të përballet në gjysmëfinale të Kupës së Bootës për klube.
Tërheqja e shortit për garën botërore për klube është bërë të mërkurën, ndërsa gara do të zhvillohet në fillim të dhjetorit në Japoni.
Los Blancos në gjysmëfinale do të përballen me fituesin e ndeshjes mes kampionit të Azisë dhe Club America.
Ndeshja pritet që të luhet më 15 dhjetor, ndërsa finalja tre ditë më pas.