Lajmet e fundit
Skuadra spanjolle raportohet të jetë e shqetësuar me formën e kolumbianit, ndërsa Florentino Perez është i pakënaqur me kërkesat e mesfushorit për kontratë të re.

Real Madridi është duke shqyrtuar mundësinë e shitjes së James Rodriguez në fund të këtij edicioni.
Raportet thonë se trajnerët e Realit janë të pakënaqur me formën e kolumbianit, veçanërisht gjatë periudhës së Rafa Benitez.
Madridi ishte në sistuatë të njëjtë edhe me Mesut Ozil, kur për shkak të besimit se gjermani nuk është në nivelin e kërkuar e shitën atë tek Arsenal.
Florentino Perez, po ashtu, raportohet të jetë i pakënaqur me kërkesën e James për rritje të pagës.