Lajmet e fundit

Momenti i vështirë që po kalon Reali, duket se ka futur në mendime drejtuesit e skuadrës për merkaton.
Afrimi i futbollistëve cilësorë shihet si zgjidhja e ngërçit nga ana e “Los Blancos” që duken larg pritshmërive të tyre. Për këtë arsye po shihet çdo mundësi, teksa vëmendja e madrilenëve është kthyer drejt një ish lojtari të Barcelonës.
Bëhet fjalë për Alexis Sanchez, i cili poz zhvillon një sezon të mrekullueshëm. Kiliani shihet si një opsion i mundshëm për të sulmin e madrilenëve që duket në formë të dobët. Transferimi i tij do të ishte edhe një fitore në merkato ndaj rivalëve të Barcelonës./albeu.com/