Lajmet e fundit
Real Madridi ka vendosur për fatin e sulmuesit Javier Hernandez Chicharito, të cilin nuk do ta mbajë edhe më tej në “Santiago Bernabeu”.

Sipas mediave angleze, futbollisti meksikan nuk ua ka “mbushur syrin” drejtuesve të klubit spanjoll, të cilët tani janë në kërkim të një sulmuesi të ri.
Ndryshe, në 33 paraqitjet me “Los Blancos” këtë edicion, ku kryesisht u inkuadrua nga banka rezervë, Chicharito ka shënuar nëntë gola. / klankosova.tv