15.08.2023 · përditësuar para 1083 dite1 min lexim
Jude Bellingham ka debutuar me gol me skuadrën e Real Madridit, në xhiron hapëse të La Ligas.
Bellingham realizoi një gol të bukur ndaj Athletic Bilbaos, duke dyfishuar epërsinë e madrilienëve, transmeton Klankosova.tv.
Real Madridi, ka publikuar një video të golit të tij, duke e krahasuar me një legjendë, që e ka mbajtur gjithashtu numrin që aktualisht, ai e bartë në fanellë prapa.
Është Zinedine Zidane, lojtari në fjalë, i cili thuajse në të njëjtën mënyrë si anglezi, e ka shënuar një gol për Realin.
"Ne e kemi parë këtë gol më parë”, thuhet në mbishkrimin e Realit. /Klankosova.tv