Lajmet e fundit

Real Madrid është në fazën finale të edicionit, ku do të luaj edhe dy ndeshje, të cilat do të jenë të vlefshme për titullin e La Ligas dhe Ligës së Kampionëve, por ka nisur të mendojë edhe për transferimet e verës.
Trajneri Zinedine Zidane, përveç që po përgatit skuadrën për këto ndeshje të rëndësishme, ka filluar të mendojë edhe për lojtarët të rinj që do të vijnë në skuadër.
Ndërkohë ka menduar transferimin e dy talentëve brazilian të Santosit, Lucas Lima dhe Gabigol, të cilët kanë udhëhequr skuadrën e tyre drejt titullit në Brazil.
Për të dy Reali ishte interesuar edhe gjatë afatit kalimtar të dimrit, por ka kthyer sërish interesimin për ta.