Lajmet e fundit

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Gironas, me rezultat 4-0, në kuadër të xhiros së 24-të në La Liga.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Vinicius Junior në minutën e 6', pas një asistimi nga Federico Valverde.
Për golin e dytë u përkujdes Jude Bellingham, i cili realizoi një supergol në minutën e 35'.
Në pjesën e dytë, Bellingham shënoi edhe njëherë në minutën e 54', për golin e tretë të Realit dhe të dytin personal në ndeshje.
Golin e fundit e shënoi Rodrygo për rezultatin përfundimtar 4-0.
Real Madridi pas fitores mbetet në vendin e parë me 61 pikë, pas 24 ndeshjeve, me pesë pikë larg Gironas në pozitën e dytë. /Klankosova.tv.