Lajmet e fundit

Real Madrid e ka ndryshuar mendjen për James Rodriguez, dhe i ka thënë kolumbianit që do të mbetet në “Santiago Bernabeu”, sipas raportimeve nga AS.
Disfata e dhimbshme e Mbretërve nga Atletico Madrid, 3:7, si dhe lëndimi i Marco Asensio-s, ka bërë që presidenti Florentino Perez ta mbajë 29 vjeçarin, pavarësisht vullnetit të trajnerit Zinedine Zidane që ta lë të largohet.
Rodriguez u kthye në stërvitje te Real Madridi sot pas 787 ditësh, pasi që kishte qenë i huazuar për dy vjet te Bayern Munchen.