Lajmet e fundit
Los Blancos pritet të mos kenë mungesa në El Clasicon e 21 nëntorit, ndaj Barcelonës.

Rafa Benitez pritet që t'i ketë në dispozicion të gjithë futbollistët për përballjen me Barcelonën, më 21 nëntor.
Strategu spanjoll pritet që të mund të llogaris edhe në shërbimet e kapitenit Sergio Ramos dhe të brazilianit Marcelo, që kanë qenë në dyshim.
Los Blancos janë përballur me një varg lëndimesh këtë edicion, por El Clasico nuk humbet për asgjë, ndaj të gjithë kanë punuar shumë për t'u kthyer në kohë.
Më 21 nëntor, në Santiago Bernabeu, Real Madridi synon tre pikët për t'u rikthyer në krye të tabelës së La Ligas.