Lajmet e fundit

Real Madridi i është futur garës për transferimin e futbollistit të Liverpoolit, Emre Can, sipas raportimeve të Don Balon.
Kontrata e Canit skadon këtë verë, dhe ai është lidhur me një kalim te Juventusi që prej verës, por ende nuk ka nënshkruar një kontratë – as me Liverpolin, por as me kampionët italianë.
Andaj, presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, mund të provojë ta sjellë gjermanin në Santiago Bernabeu, i intriguar nga fakti se ai nuk do t’i kushtojë asnjë qindarkë.