Lajmet e fundit

Real Madridi e ka hequr nga lista e kandidatëve për trajner, Mauricio Pochettino-n, pavarësisht që argjentinasi ishte caku numër një i mbretërve për ta zëvendësuar Zinedine Zidane.
Zidane u largua pesë ditë pasi e fitoi titullin e tretë me radhë të Ligës së Kampionëve, duke lënë kampionin e Evropës në dilemë sa i përket përzgjedhjes së trajnerit të ri.
Megjithatë, sipas deklarimeve të Paco Gonzales në programin spanjoll Tiempo de Juego në COPE, madrilenët nuk do ta ndjekin më trajnerin aktual të Tottenham Hotspur.
Arsye për këtë dalin të jenë vështirësitë që Reali i ka hasur në negociatat me kreun e klubit londinez, Daniel Levy, e që një situatë të ngjashme e kishin pasur edhe kur i kishin transferuar Gareth Bale dhe Luka Modriqin.