Milan e ka mposhtur Real Madridin në "Santiago Bernabeu".
1 me 3 ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje.
"Rossonerët" asnjëherë nuk e vunë në pikëpyetje fitoren dhe sigurt ia arritën qëllimit.
Skuadra e Paolo Fonsecas, kaloi në epërsi përmes Malick Thiaw, i cili realizoj në minutin e 12-të.
11 minuta pas, “mbretërit” barazuan me Vinicius Junior, i cili shënoi nga pika e bardhë.
Derisa italianëve epërsinë ia ktheu Alvaro Morata.
Por, kjo nuk ishte e tëra.
Tijjani Reijnders, ia dha shqelmin e fundit ekipit të Carlo Ancelottit, që duket se nuk janë këndellur ende nga humbja 4:0 në "El Clasico" nga Barca.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.