Lajmet e fundit

Antonio Conte ende nuk është kontaktuar nga Real Madridi për një punësim të mundshëm në krye të këtij klubi.
Pasi që trajneri Julen Lopetegui pritet të shkarkohet nga presidenti Florentino Perez shkaku i rezultateve të dobëta, italiani është emri më i përfolur për ta zëvendësuar atë.
Megithatë, vëllai dhe agjenti i tij, Daniele, i ka adresuar këto spekulime për Cadena SER.
“Antonio është në pushime, ai nuk ka pranuar ndonjë thirrje nga Real Madridi”, ka thënë ai.
“Po, Real Madridi është një ekip i madh por nuk ka pasur kontakt”.