Real Madridi është kthyer në lojë ndaj Mallorcës pas golit të pësuar nga Vedat Muriqi në minutën e 18-të.
“Los Blancos” e ka përmbysur rezultatin në 2:1, ku arriti që të dy golat t’i shënoj për dy minuta në pjesën e parë,
Fillimisht ishte Guler ai që në minutën e 37-të i barazoi shifrat në 1:1, ndërsa një minutë më vonë, Vinicus shënoi për 2:1, njofton Klankosova.tv.
Me të nisur koha shtesë, Kylian Mbappe arriti që të realizonte për 3:1, por që goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje, e që ishte i dyti i tij sonte i anuluar.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.