Lajmet e fundit

Real Madridi kishte bërë një ofertë për sulmuesin e Romës, Edin Dzeko gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton Marca.
Chelsea po ashtu ishte orvatur ta transferojë boshnjakun në fillim të vitit, dhe tani mësohet se në atë rrugë ka qenë edhe kampioni në fuqi i botës.
Sidoqoftë, të dyja klubet e konsideruan ish-yllin e Manchester City-t vetëm në rol rezerve, prandaj ai edhe zgjodhi që të qëndrojë në kryeqytetin italian.