Lajmet e fundit
Ka dyshime që një ndihmësi të referit kryesor i është kërkuar të bëjë gjykime në favor të Los Blancos gjatë ndeshjes me Barcelonën muajin tjetër.

Policia spanjolle është duke hetuar pretendimet se një ndihmësi të gjyqtarit kryesor i është kërkuar që gjykojë në favor të Real Madridit në El Clasicon e muajit tjetër.
Cadena Cope ka publikuar një dokument që i është dorëzuar policisë nga Jacinto Vicente Hernandez, avokat që specializon në çështje sportive.
Dokumenti prej gjashtë faqesh tregon se si një zyrtari, që do të mbetet i panjohur, i është kërkuar që ta favorizojë Realin në përballjen e muajit tjetër me skuadrën katalane.
“Një person më ka treguar se një gjyqtar ka pasur problem dhe ka dashur të flasë me mua”, ka thënë Jacinto Vicente Hernandez.
“Normalisht që nuk është nga Barcelona sepse nuk do të mund të gjykonte”.
“Ai ka shpjeguar gjithçka dhe ka thënë se donte që të dilte publikisht, por kishte frikë nga presionet”.