Lajmet e fundit
Gjiganti spanjoll ka marrë tre pikë nga përballja e kësaj xhiroje të La Liga, duke mposhtur në udhëtim Real Betis, në një ndeshje të bukur dhe me plot raste

Real Madrid ka mposhtur Real Betis me rezultat 5:3, në ndeshjen e xhiros së radhës të La Liga.
Mbretërit kaluan në epërsi në fillim të pjesës së parë, pasi Marcos Asensio shfrytëzoi mirë një top të devijuar nga portieri kundërshtar.
Por skuadra vendase nuk u step dhe gjeti golin e barazimit 33 minuta nga fillimi i takimit, përmes Aiisa Mandi.
Duke mos u ndalur me kaq, Betis arriti të përmbysë epërsinë e Los Blancos, kur pas një reagimi jo të mirë të Keylor Navas, edhe më keq u gjend Nacho Fernandez, që shënoi autogol.
Në pjesën e dytë Mbretërit nuk ndalën sulmet dhe ato u kurorëzuan me gol nga Sergio Ramos, që barazoi rezultatin dhe Marcos Asensio që ktheu sërish epërsinë në favor të tyre.
Asi portugez Cristiano Ronaldo u përkujdes që t'i japë siguri skuadrës, duke arritur që të shënojë gol të bukur, të katërtin për Real Madrid, në këtë përballje.
Fitorja e skuadrës nga Santiago Bernabeu u rrezikua kur shtatë minuta para fundit të takimit Serigo Leon shënoi për vendasit, ndërsa me një gol u përgjigj Karim Benzema.