Lajmet e fundit

Real Madrid shpreson që gjatë verës ta shesë Gareth Bale.
Për këtë, madrilenët e kanë ulur çmimin shitës të anësorit. Sipas Don Balon, Los Blancos janë të gatshëm që ta shesin uellsianin për 70 milionë euro, përcjell Klan Kosova.
Presidenti, Florentino Perez, ka kërkuar që Bale të shitet, ku dhe ka zbritur çmimin e tij në mënyrë që t’u jap shenjë skuadrave tjera.
Duke e zbritur çmimin për nga 100 në 70 milionë, Perez, shpreson që klubet evropiane të futen në garë për Bale./Klan Kosova/