Lajmet e fundit
Skuadra kampione e Spanjës dhe Europës do ta transferojë brazilinin qysh verën tjetër, pasi tashmë ka akord me skuadrën e tij

Real Madrid është gati ta shtyjë përpara deri në finalizim ofertën për blerjen e brazilianit Vincius Junior gjatë verës së ardhshme.
Los Blancos kanë rënë dakord për çmimin prej 45 milionë eurosh me Flamengo, por sulmuesi nuk mund të kalojë në Madrid deri në korrik të vitit tjetër.
Dhe, në vend se ta lë edhe për një vit të fitojë përvojë në Brazil, Zinedine Zidane ka vendosur që sulmuesin ta bëjë pjesë të skuadrës edicionin e ardhshëm.