Paris Saint-Germain dhe Real Sociedadi do të luajnë në kuadër të ndeshjes së kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Reale Arena”, duke filluar nga ora 21:00.
Parisienët e kanë epërsinë prej dy golave nga ballafaqimi i parë, pasi fituan me golat e Kylian Mbappes dhe Barcolas.
Dy trajnerët kanë publikuar përbërjet më të mira për këtë takim.