Real Madrid ka krijuar distancë prej pesë pikës nga vendi i dytë në La Liga kur kanë mbetur vetëm edhe 10 ndeshje deri në fund të kampionatit, pasi të dielën mposhti Alavesin ne fitoren e katërt radhazi, njofton Klan Kosova.
Karim Benzema ishte ai që ndryshoi fillimisht shifrat kur shënoi për 1-0.
Më pas shënoi edhe Isco për rezultat 2-0, kurse golin e tretë dhe të fundit për mbretërit e realizoi Nacho.
Real është shumë afër ta fitojë këtë vit La Ligën, gjë që nuk e ka bërë nga viti 2012.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.