Lajmet e fundit
Los Blancos synojnë ta blejnë sulmuesin brazilian, nëse katalunasit dështojnë që këtë ta bëjnë sërish, gjatë afatit kalimtar të dimrit

Real Madrid është duke u përgatitur të bëjë një ofertë për sulmuesin e Liverpool, Philippe Coutinho.
Pasi dështoi ta transferojë brazilianin gjatë verës, Barcelona do të mundohet që këtë gjë ta bëjë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Por Los Blancos janë po ashtu të interesuar për sulmuesin brazilian, por duan që këtë ta bëjnë verën tjetër, nëse Reds refuzojnë prapë ofertën e katalunasve.