Lajmet e fundit
Los Blancos kanë mposhtur skuadrën qipriote me gjashtë gola dallim, por kryesimin e grupit vazhdon ta mbajnë Spurs, që në udhëtim mposhtën Dortmund

Real Madrid ka mposhtur me rezultat të thellë 6:0 APOEL Nicosia, në ndeshjen e xhiros së radhës të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Los Blancos u treguan të pamëshirshëm me kundërshtarin, me dy rrjeta të tundura nga Cristiano Ronaldo, po aq nga Karim Benzema, ndërsa nga një gol shënuan Nacho Fernandez dhe Luka Modriq.
Megjithatë kryesimin në Grupin H vazhdon ta mbajë Tottenham Hotspur, që në Signal Iduna Park arriti të mposhtë Borussia Dortmund me rezultat 1:2.