Lajmet e fundit
Skuadra nga Santiago Bernabeu është e gatshme ta transferojë sulmuesin e Gabonit, me të cilin po mundohet të nënshkruajë edhe Arsenal

Real Madrid është gati të bëjë një ofertë të majme për të transferuar sulmuesin e Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang.
Arsenal është në bisedime me Aubameyang, por mund të sfidohet nga Real, pasi presidenti Florentino Perez ka vendosur të transferojë një sulmues.
Mauro Icardi i Inter raportohet të jetë cak kryesor i Los Blancos gjatë verës, por gjiganti spanjoll është gati ta transferojë edhe sulmesin e Gabonit tash.