Lajmet e fundit
Skuadra mbretërore ka rikthyer mesfushorin Lucas Vasquez pas një sezoni tek Espanyol.

Real Madrid ka rikthyer në radhët e veta mesfushorin Lucas Vasquez, që sezonin e shkuar ishte pjesë e Espanyolit.
Vasquez ishte transferuar vitin e shkuar nga skuadra e dytë e mbretërve, Real Madrid B, tek skuadra katalane.
Për ta rikthyer në skuadër, kryeqytetasit shfrytëzuan klauzolën që i jep të drejtë për ta riblerë lojtarin.
Nga sa merret vesh kjo u bë me këkesën e trajnerit të ri, Rafa Benitez, që riktheu edhe Casemiron nga Porto.