Lajmet e fundit
Jose Castro ka thënë se sulmuesi i Lyon ka lëshuar mundësinë e kalimit në radhët e skuadrës së tij, duke pëlqyer më shumë kthimin në Santiago Bernabeu

Real Madrid është i vendosur të nënshkruajë me ish-sulmuesin Mariano Diaz, që ka ndërruar mendje për kalimin nga Lyon tek Sevilla.
Mariano u largua nga Madridi vjet për 8 milionë euro dhe presidenti i skuadrës franceze, Jean-Michel Aula, menjëherë pati mohuar se kontrata e sulmuesit ka klauzolë riblerje.
Por këto deklarata të rrejshme i ka nxjerrë presidenti i Sevilla, Jose Castro, sipas të cilit "Real Madrid ka mundësinë e riblerjes të Mariano".
Ai ka thënë se akoma nuk kanë kontakte direkte me lojtarin, por se me shumë gjasë ai do të kthehet në Santiago Bernabeu.