Lajmet e fundit

Manchester United duket se është shqetësuar, pasi që Kepa Arrizabalaga ka refuzuar Real Madridin.
Kështu Mbretërit, me gjasë do të bëjnë ofertë për numrin një të Djajve të Kuq, David De Gea, shkruan Mirror, përcjell Klan Kosova.
Me kalimin e yllit të Athletic Bilbao në Bernabeu, gjiganti spanjoll mund të synojë blerjen e De Gea.
Portieri spanjoll ende nuk ka vazhduar kontratën me United dhe ka vetëm edhe një vit të mbetur në atë aktualen, çka lë hapësirë për pasiguri në Old Trafford.