Lajmet e fundit

Real Madrid mund të provojnë që ta transfeorjnë futbollistin e Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot, sipas mediumit AS.
Mesfushori 23 vjeçar do ta përfundojë kontratën e tij me kampionin francez këtë verë, ndonëse ata duan që ta mbajnë në "Parkun e Princave" përmes një marrëveshjeje të re.
Pasi që mundësia për të kaluar te Barcelona duket se ka dështuar, tani janë rivalët e tyre të përbetuar, Mbretërit, që mund ta përvetësojnë mesfushorin e admiruar nga trajneri Zinedine Zidane.