Lajmet e fundit

Real Madrid e ka mposhtur Sportingun me rezultat 5:1, në ndeshjen e xhiros 20 të Primera Division.
Çështjen e fituesit madrilenët e mbyllën që në pjesën e parë kur i shënuan të pesë golat, transmeton Klan Kosova.
Bale shënoi në minutën e shtatë, dy minuta më vonë Ronaldo ishte i saktë për 2:0, ndërsa në 3:0 epërsinë e rriti Benzema në minutën 18. Golin e dytë CR7 e shënoi në minutën 18, kurse të njëjtën gjë e bëri edhe Benzema në 41.
Ismael Lopes Blanco shënoi golin e nderit për Sportingun në minutën 62.
Reali është i dyti në tabelë me 43 pikë, një më pak se i pari Atletico, ndërsa Sporting është në vendin e 19 me 15 pikë.