Lajmet e fundit
Skuadra kampione e Spanjës dhe Europës do të nisë përballjet në këtë garë nga gjysmëfinalja, rrjedhimisht ndeshjen e parë do ta luajë më 13 dhjetor

Real Madrid ka marrë vesh emrat e skuadrave të cilat do të jenë pjesë e Botërorit të Klubeve që nis më 6 dhjetor.
Los Blancos do të marrin pjesë si skuadër kampione e Evropës dhe hyjnë në garë nga gjysmëfinalja.
Ndërsa, gara do të kompletohet nga Al Jazira, Auckland City, Pachuca, Wydad Casablanca, Urawa Reds dhe Gremio.
Përballjen e parë gjiganti spanjoll do ta zhvillojë më 13 dhjetor, ndërsa finalja e kësaj gare luhet tre ditë më pas.