Lajmet e fundit
Skuadrës i janë kthyer tre yje para ndeshjes së radhës ndaj Real Betis, ndërsa ka përballa sfidën e zvogëlimit të dallimit të pikëve me katalunasit

Cristiano Ronaldo do të kthehet në formacionin e Real Madrid, pas suspendimit me pesë ndeshje moslojë.
Asi portugez qe dënuar nga Komisioni Disiplinor i ligës për shkak të shtyrjes së referit në përballjen e parë të Superkupës së Spanjës ndaj Barcelona.
Por tekniku francez, Zinedine Zidane, ka marrë edhe lajme tjera të mira, pasi edhe Toni Kroos dhe Marcelo janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Real Madrid.
Los Blancos janë nën presion të madh për shkak të dy barazimeve në dy përballjet e para, duke mbetur kështu shtatë pikë prapa Barçës, para kësaj përballje.