Lajmet e fundit
Kampioni i Europës pritet të nënshkruajë kontratë gjigante sponsorimi, nga e cila do të përfitojë 80 milionë euro për dy vjet

Real Madrid pritet që së shpejti të nënshkruajë kontratën me një sponsor të ri.
Mediat spanjolle shkruajnë se Los Blancoos po përgatiten t’i japin lamtumirën sponsorit të saj aktual, kompanisë ajrore të fluturimit Fly Emirates.
Ditët në vijim pritet të zyrtarizohet edhe kontrata e re me sponsorin e ri, që do të jetë kompania spanjolle telefonike, Telefonica.
Drejtuesit e Telefonica do të derdhin në arkat e klubit kryeqytetas 80 milionë euro për dy vjet, shifër rekord kjo nga ana një sponsori në kampionatin spanjoll La Liga.