Lajmet e fundit
Të Bardhët kanë kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me shumë mund, pasi u është dashur një penallti e minutave shtesë për të vendosur gjithçka

Real Madrid i është dashur një penallti në minutat shtesë të takimit çerekfinal ndaj Juventus, për të siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Skuadrës që drejtohet nga Zinedine Zidane nuk i mjaftoi epërsia prej tre golash në përballjen e parë në Torino, pasi gjithçka u vendos nga penalltia e Cristiano Ronaldo.
Qysh në fillim mysafirët treguan se do të luftojnë për të ecur tutje, pasi vetëm dy minuta pas nisjes së takimit Mario Mandzukic tundi rrjetën e Keylor Navas.
Kroati shënoi edhe golin e dytë në minutën e 37-të të takimit dhe pjesa e parë u përmbyll me epërsinë prej dy golash të Zonjës së Vjetër.
Në të dytën, Blaise Mautidi shfrytëzoi një gabim të Keylor Navas, për të shënuar golin e tretë, dhe për të barazuar gjithçka në nivel shifrash.
I këtillë rezultati mbeti deri në minutat shtesë të takimit, kur Cristiano Ronaldo shndërroi në gol një penallti të fituar nga Lucas Vasquez.