Real Madrid ka dështuar të triumfojë para tifozëve të vetë, në duelin e vlefshëm për një biletë në Playoff të elitës basketbollistike evropiane.
Parisi triumfoi ndaj "Mbretërve" me rezultat 73-81, duke siguruar kualifikimin në mesin e më të mirëve në Euroleague, raporton Klankosova.tv.
Megjithatë për ish-kampionët e Evropës ka edhe një rast, pasi do të ballafaqohet me Bayernin gjerman, të cilët sonte e mundën "Yllin e Kuq" të Serbisë.
Titullin e kampionatit më të fortë basketbollistik të kontinenteti, e kërkojnë edhe dy skuadra greke, Olimpiacos e Panathinaikos, ato turke, Fenerbahçe e Anadolu Efes, teksa në mesin e gjashtë më të mirëve që e siguruan fazën finale me kohë, janë edhe Barcelona e Monaco, njofton Klankosova.tv.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.