Real Madrid mund të përpiqet të angazhojë Massimiliano Allegrin, trajnerin aktual të Milanit me të cilin klubi ka një kontratë deri më 30 qershor 2027.
Gjigantët spanjollë e kanë vlerësuar gjithmonë ekspertin italian dhe presidenti Florentino Perez, pas episodeve të pasuksesshme me Xabi Alonson dhe Alvaro Arbeloan, që pasuan Carlo Ancelottin, tani dëshiron një zgjidhje të provuar dhe me përvojë.
Allegri konsiderohet si një kandidat ideal, ashtu si edhe Jurgen Klopp, dëshira e hershme e Perezit, por gjermani është aktualisht koordinatori i futbollit në Red Bull Group dhe nuk ka plane të largohet për momentin, shkruan “Corriere dello Sport”. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.