Lajmet e fundit

Trajneri në largim i Chelsea-s, Antonio Conte, ka dalë si një prej opsioneve të mundshme për Real Madridin, pohon Daily Mail.
Mbretërit kishin mbetur të befasuar nga largimi i Zinedine Zidane javën e kaluar, dhe po mundohen që ta gjejnë një zëvendësim të tij para fillimit të stinorit 2018-19.
Mauricio Pochettino, Jurgen Klopp dhe Massimiliano Allegri nuk pritet që t’i lënë ekipet e tyre, ndërkaq Conte pritet të largohet nga Chelsea, dhe është një nga pak opsionet në dispozicion.