Real Madridi po vazhdon punën për transferimin e Yan Diomandé, një prej talenteve më të mëdha të futbollit evropian.
Drejtuesit e klubit madrilen e shohin 19-vjeçarin si një investim afatgjatë dhe janë të gatshëm të bëjnë një tjetër ofertë për kartonin e tij.
Klubi aktual i lojtarit nuk ka pranuar ofertën e parë të “Los Blancos”, por negociatat mes palëve vazhdojnë.
Për Diomanden interesim kanë shfaqur edhe disa klube të mëdha evropiane, megjithatë Real Madridi mbetet favorit për firmën e tij.
Anësori i talentuar shkëlqeu sezonin e kaluar me paraqitjet e tij, duke tërhequr vëmendjen e skautëve të shumë skuadrave elitare të Evropës. /Klankosova.tv●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.