Lajmet e fundit
Gjiganti evropian, Real Madrid shpreson që gjatë kësaj jave të kompletojë transferimin e portierit të Manchester United, David De Gea.

Por Los Blancos nuk do t’i lënë gjërat në dorën e fatit, ata kanë planifikuar planin B.
Në këtë plan bënë pjesë një interesim I klubit për të transferuar portierin Bernd Leno.
Madrilenët kanë përcjellur situatën e portierit të Bayern Leverkusen një kohë të gjatë dhe dëshirojnë ta sjellin në Santiago Bernabeu, ata besojnë se përfaqësuesi gjerman do të bëhet njëri nga portierët më të mirë në botë.
Klubi spanjoll ka rënë në kontakt me agjentin e Lenos për t’u ulur dhe biseduar për një marrëveshje.
Klauzola e Lenos kap vlerën prej 18 milionë euro, dhe kjo nuk paraqet pengesë për kalimin e tij në La Liga.