Lajmet e fundit

Real Madridi po e përcjellë portierin e Romës, Alisson, në kuadër të përpjekjeve të tyre që ta gjejnë një portier të ri për stinorin e ardhshëm, pohon Mundo Deportivo.
25 vjeçari ka shkëlqyer në fanellën e skuadrës kryeqytetase, dhe raportohet se ka ngjallur edhe interesimin e Liverpool-it.
Sidoqoftë, braziliani tani ka marrë vëmendjen e kampionëve të Evropës të cilët mund ta sjellin yllin e Serie A gjatë verës.
Përpos tij, ka një kohë që madrilenët janë lidhur me një transferim të David de Geas dhe Thibaut Courtois.