Lajmet e fundit

Real Madridi është skuadra tjetër që është vënë në ndjekje të mbrojtësit të Barcelonës, Samuel Umtiti, sipas raportimeve nga Diario Gol.
Artikulli pohon që Umtiti së fundi po kërkonte një rritje të arsyeshme të pagës te katalunasit, por një ofertë prej nëntë milionë eurosh nga Manchester United, ka bërë që ai ta kërkojë të njëjtën gjë nga Barcelona.
Kuleta e Barcelonës është pak a shumë e mbyllur për momentin, pas shpenzimeve marramendëse në Philippe Coutinhon dhe Ousmane Dembele-në, andaj presidenti madrilen, Florentino Perez, është gati që ta shfrytëzojë situatën e tij .
Francezi ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh.