Lajmet e fundit
Skuadra e Rafa Benitezit pritet të startojë me Ronaldon në krye të sulmit, ndërsa David Luizi pritet të kthehet tek skuadra kampione e Francës.

Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini do të përballen të martën mbrëma në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Kampionëve.
Barazilimi në shtëpi u jep qetësi francezëve, siç i qetëson Los Blancos kthimi i Keylor Navasit në portë.
Sergio Ramos gjithashtu pritet të kthehet për të udhëhequr skuadrën, ndërsa James Rodriguez do të jetë i gatshëm pas shtatë javësh të kaluara jashtë fushave të blerta. Pepe po ashtu kthehet nga lëndimi, por në bankën e rezervistëve.
Dani Carvajal mbetet ende i lënduar, ndërsa Gareth Bale dhe Karim Benzema pritet të kthehen së shpejti. Prandaj Ronaldo do të jetë njeriu kryesor në sulmin e mbretërve, me Iscon dhe Jesen në dy krahët.
Për francezët kthehet Zlatan Ibrahimoviq, që qëndroi në stol, si edhe Edison Cavani që as nuk ishte i ftuar.
Marco Verratti dhe Thiago Motta do të udhëheqin mesfushën, ndërsa David Luiz kthehet për t’i dhënë siguri mbrojtjes. I vetmi vendim që Blanc duhet ta marrë është zgjedhja mes Serge Aurier dhe Gregory va nder Wiel.