Lajmet e fundit

Real Madrid nuk do të jetë pjesë e Copa del Rey në këtë edicion, pasi është përjashtuar nga kjo garë, për shkak se kishte inkuadruar në lojë Denis Cheryshev.
24 vjeçari ishte i suspenduar me një ndeshje prej kohës kur ishte i huazuar në Villareal, por që drejtuesit e Real Madrid kanë thënë se nuk ishin të njoftuar para ndeshjes së po bënin shkelje.
Ai kishte shënuar golin e parë në këtë ndeshje, ndërsa në pjesën e dytë ishe zëvendësuar pasi drejtuesit e klubit kishin kuptuar se kishin gabuar me inkuadrimin e tij.
Marca shkruan se madrilenët do të apelojnë për këtë vendim të Federatën e Futbollit të Spanjës, transmeton Klan Kosova.