Lajmet e fundit

Real Madrid kishte dërguar skautët e vet për ta ndjekur performancën e Luka Jovic në ndeshjen e Eintracht Frankfurt-it ndaj Benfikës në kuadër të Ligës së Evropës këtë të entje.
Sipas raportimeve të mediumit spanjoll AS, zyrtarë të Mbretërve ishin në tribuna teksa Frankfurt pësoi humbje nga gjiganti portugez me rezultat 4:2.
Sidoqoftë, Jovic kishte realizuar golin e parë për skuadrën vizitore mirëpo nuk arriti ta ndihmojë klubin gjerman ta evitojë humbjen.
Mësohet se kampioni i botës dhe Evropës po ashtu e përcoli edhe Joao Felix-in i cili shkëlqeu mbrëmë duke realizuar tregolësh.