Lajmet e fundit
Gjiganti spanjoll, Real Madrid është duke planifikuar një ofertë për mesfushorin e Sporting Lisbona, William Carvalho.

Për të interesim ka shprehur edhe skuadra londineze Arsenal, por që kohën e fundit kanë filluar të pushojnë lajmet për transferimin e tij në Emirates Stadium.
Carvalho ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave evropiane me paraqitjet e tij për Portugalinë në U-21 ku edhe është zgjedhur lojtari më i mirë në kampionatin evropian.
Klauzola e lojtarit vitin e kaluar ishte rreth 45 milionë euro, shumë të cilën Arsenal nuk u shpreh i gatshëm që ta paguante.
Kështu madrilenët këtë afat kalimtar mund të bëjnë transferimin e tij pasi Benitez është i interesuar që ta ketë atë në skuadër.
Edhe shuma e mjeteve nuk do të jetë problem për ta blerë atë nga Sporting Lisbona.