Lajmet e fundit

Gazeta “ABC” ka demantuar lajmin se Real Madrid dëshiron të transferon sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.
Sipas tyre, presidenti madrilen, Florentino Perez, vazhdon të mos ndërmarrë ndonjë hap për ardhjen e lojtarëve të mëdhenj gjatë këtij afati kalimtar të verës, si shkak i krizës së shkaktuar nga COVID-19, transmeton Klan Kosova.
E gjitha kjo vjen pasi mediumi italian “SportMediaset”, kishe raportuar se Real është i gatshëm ta blej argjentinasin për shifrën 100 milionë euro, duke përfshirë edhe sulmuesin serb, Luka Jovic.
Martinez më parë ishte i lidhur për një kalim të Barcelona si një alternativë për të mbuluar largimin e mundshëm të Luis Suarez, por që as ky opsion pritet të mos kompletohet.