14.04.2019 · përditësuar para 2667 dite1 min lexim
Sipas Sky Sports, përfaqësuesit e skuadrës Real Madrid janë duke zhvilluar bisedime me mesfushorin Declan Rice.
20 vjeçari po konsiderohet si një futbollist me shumë potencial dhe për këtë arsye edhe klubi Manchester United është i interesuar që të nënshkruajë kontratë me të, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
"Unë jam duke dëgjuar se përfaqësues nga Real Madrid janë duke trokitur në derën e shtëpisë së tij dhe duke biseduar me familjarët për një marrëveshje të mundshme", ka thënë Scott Minto.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.