Lajmet e fundit

Real Madridi po kalon një periudhë të vështirë pas lëndimeve të shumë lojtarëve, Los Blancos arritën fitore prej 2-0 në Santiago Bernabeu ndaj Sevillas.
Venicius Junior dhe Sergio Escudero ishin lojtarët e dy skuadrave që patën shanse të mira për të shënuar, por me rezultat 0-0 përfunduan 45 minutat e parë, njofton Klan Kosova.
Por pjesa e dytë filloi shumë më furishëm ku pas rasteve erdhi edhe goli, ishte Casemiro që shënoi në minutën e 78-të gol por kjo nuk ishte e tëra. Ishte Luka Modric ai që shënoi për rezultatin përfundimtar 2-0 në minutat shtesë.
Pas kësaj fitore Reali ngjitet në vendin e tretë në La Liga me 36 pikë, ndërsa Sevilla renditet në vendin e katër me 33 pikë.