Lajmet e fundit

Ka përfunduar El Clasico dhe Real Madrid ka arritur si mysafir të mposhtë Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 1:2.
Golat për madrilenët i kanë shënuar Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo, kurse për Barcelonën ka shënuar Gerard Pique.
Barcelona kaloi e para në epërsi, por Real Madrid arriti ta përmbysë rezultatin dhe të shkëpus tre pikë të plota.
Barcelona 1-2 Real Madrid (VIDEO)
Cristioan Ronaldo ka kaluar Real Madridin në epërsi me rezultat 2:1 kundër Barcelonës derisa kanë mbetur edhe pak minuta lojë.
Barcelona 1-1 Real Madrid (VIDEO)
Karim Benzema ka shënuar gol në El Clasico duke barazuar kështu shifrat në 1:1.
Sulmuesi francez ka realizuar një gol mjaft të bukur në gërshërë, pas një depërtimi nga Marselo.
Barcelona kalon në avantazh (VIDEO)
Barcelona ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Real Madrid, njofton Klan Kosova.
Golin për katalunasit e ka shënuar mbrojtësi Gerard Pique duke ndryshuar kështu shifrat për herë të parë në ndeshje në minutën e 56.